Janet Jackson po bën gati klipin e ri

25 korrik 2018 | 11:11

Janet Jackson duket se po jep gjithçka për albumin e radhës. Këngëtarja ka punuar pa ndërprerë në albumin e saj, të parin pas tre vjetësh, së fundmi është duke realizuar xhirimet për klipin e radhës.

Ajo është parë duke xhiruar në Brooklyn në Nju Jork, e shoqëruar nga disa valltarë.

Të gjithë ishin të veshur me rroba përplot ngjyra, ndërsa Janet kishte edhe një shall në kokë.

Kur do të publikohet klipi mbetet të shihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur Jay-Z si dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja…