Janjiqi: Qeveria Kurti u rrëzua nën presionin e Amerikës, shtyhet heqja e taksës

26 mars 2020 | 15:26

Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi mosgatishmërinë e kryeministrit të Kosovës për të përmbushur marrëveshjen për heqjen e taksës.

Kështu ka thënë analisti serb, Dushan Janjiq, duke shtuar se mocioni i mosbesimit për qeverinë e Kosovës ishte rezultat i paqëndrueshmërisë, ndarjes dhe konfrontimit në skenën politike të Kosovës.

“Kurti është përpjekur ta udhëheqë vendin në mënyra që nuk janë të mundshme, përmes grupeve të vogla të interesit dhe një lloj aktivizmi qytetar”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”.

Janjiqi ka beson se është e vështirë të pritet që të gjitha taksat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia do të shfuqizohen deri më 1 prill, siç është njoftuar më herët, sepse, siç ka thënë ai, është një program i qeverisë që është rrëzuar dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir…