Januzaj: Hazardi është një nga lojtarët më të mirë në botë

26 shkurt 2021 | 12:44

Futbollisti me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj beson ende se Eden Hazard është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Januzaj.

“Njerëzit këtu në Spanjë ndoshta ende nuk e kanë parë Edenin e vërtetë, por ata e njohin mirë kush është ai. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë. Nuk ka dyshime! Hazardi, do të ketë suksese në La Liga”, ka deklaruar Januzaj.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi vendor, Burim Piraj, ka thënë se në Kosovë duhet…