
Januzaj mund të rikthehet te Anderlecht
29 korrik 2025
| 14:20
Adnan Januzaj pritet të mbyllë së shpejti aventurën e tij te Sevilla. Mesfushori belg është në bisedime për të ndërprerë kontratën dhe të bëhet lojtar i lirë, çka do t’i hapte rrugën një rikthimi te Anderlecht.
Klubi belg ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij me kosto zero. Sevilla, ndërkohë, synon të ulë buxhetin e pagave për të bërë afrime të reja në merkato.