
Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Tiranës
31 korrik 2025
| 12:37
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nënkryetarët e dorëhequr janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Sefri dhe Jonida Halili.
Ndërkohë 4 emrat e rinj në postin e nënkryetarit pritet të emërohen ditën e sotme.
Aktualisht drejtuese e komanduar e Bashkisë Tiranë është Anuela Ristani, e cila u caktua nga kryeministri Edi Rama, në krye të institucionit vendor pas prangosjes së Veliajt më 10 shkurt.