Japonezët e lajnë fytyrën për 10 minuta! Zbuloni sekretin e tyre për një lëkurë të përsosur

25 prill 2021 | 13:42

Arritja e një lëkure të shëndetshme dhe të pastër kërkon kohë dhe japonezët krijuan ritualin e tyre se si të duken të freskët dhe të shpëtojnë nga problemet e lëkurës.
Teknika zgjat 10 minuta dhe ka tre hapa kryesorë që mund ta bëjnë fytyrën tuaj të shkëlqejë, shkruan “Health Line”.
Shumë njerëz aziatikë kanë një metodë 4-2-4 për pastrimin e fytyrës.
Metoda 4-2-4 është një sistem i veçantë i ndarë në faza sipas kohës.
Ju filloni me vaj për 4 minuta.
Vetëm pas kësaj mund të përdorni një pastrues kremi për 2 minuta.
Dhe hapi i fundit është shpëlarja për 4 minuta.
Një specialist thotë se nëse përdorni këtë metodë pastrimi, nuk keni nevojë të lani fytyrën në mëngjes, vetëm natën. Plus, nuk keni pse ta bëni çdo ditë. Mjaftojnë 4 herë në javë.
4 minutat e para: faza e vajit
Kjo fazë ka qëllim përmirësimin e qarkullimit duke fërkuar lëkurën për 4 minuta. Ju gjithashtu zbutni shtresën e sipërme dhe ndihmoni në hapjen e poreve të bllokuara. Është e rëndësishme të zgjidhni vajin e duhur që mund të përthithet nga lëkura juaj.
Për shembull, vaji i jojobës do të absorbohet në lëkurën tuaj.
2 minutat e fazës së dytë: faza e pastrimit me krem
Pasi të keni masazhuar fytyrën, vendosni pak pastrues sipër vajit. Specialistët thonë se duhet të zgjidhni pastruesit e kremrave në vend të shkumës ose xhelit, sepse nuk e thajnë aq shumë lëkurën. Pastroni fytyrën për 2 minuta me lëvizje të butë që të mos dëmtoni fytyrën.
4 minutat e fundit: faza e shpëlarjes
Filloni me ujë të ngrohtë për 2 minuta, pastaj përfundoni me ujë të ftohtë për 2 minuta të tjerë. Uji i ngrohtë mund të ndihmojë për të shpëlarë vajin e tepërt nga lëkura juaj dhe për të rritur rrjedhjen e gjakut në sipërfaqe.
Uji i ftohtë mund të ndihmojë në mbylljen e poreve. Kjo teknikë ndihmon për të hidratuar lëkurën në mënyrë që pas procedurës, fytyra juaj të duket me shkëlqim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Dastid Pallaska e ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin…