Japonezët kanë shpikur pajisjen që lexon mendjen

11 maj 2018 | 11:53

Një pajisje e quajtur “lexuesi i mendjes” është shpikur nga shkencëtarët japonezë. Kjo pajisje mund të lexojë fjalët nga truri, pa qenë nevojë që të flasim. Sipas shkencëtarëve, ajo rrit mundësinë e komunikimit telepatik.

Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se fjalët që zbulohen nga kjo pajisje janë të njëjta me ato që personi do të shprehë. Ata kanë arritur që të zbulojnë disa fjalë në gjuhën japoneze.

Shkencëtarët pretendojnë se me anë të kësaj teknologjie mund të bëjnë lidhjen mes valëve të trurit dhe shkronjave të alfabetit japonez. Kjo, sipas tyre, bëhet pa pasur nevojë që personi të flasë. Për të dëgjuar fjalët e pathënë, kërkuesit kanë përdorur një metodë të quajtur “electroencephalogram” ose EEG.
Ajo regjistron veprimtarinë elektrike të trurit duke përdorur një sërë elektrodash në lëkurën e kokës, për të zbuluar valët e trurit./lexi.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita, Prishtina, Llapi, Gjilani dhe Trepça ’89 janë licencuar për…