
Japonezja duhet ta zëvendësojë “Medaljen e artë” pasi ia kafshoi kryetari i bashkisë
Lojtarja japoneze e softball Miu Goto, do të marrë një medalje të re olimpike.
Medalja e artë që ajo fitoi do të duhet që të zëvendësohet.
Kjo pasi medalja u kafshua nga kryetari i Bashkisë së Nagojas, Takashi Kawamura.
Kawamura i cili udhëheq me këtë bashki ku edhe ka lindur sportistja në fjalë ka kërkuar falje në një konferencë për media për gjestin e bërë gjatë fotografimit me medaljen e artë.
Ai tha se është i gatshëm që edhe ta paguajë zëvendësimin e medaljes.
Kryebashkiaku u kritikua edhe nga opinioni publik.
Organizatorët e “Tokio 2020”, lëshuan një deklaratë të enjten duke thënë se ari i medaljes së fituar nga Goto do të zëvendësohet.
Kostoja do të mbulohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Kritikat erdhën kryesisht për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe dëmtimit të kësaj medalje, raporton Associated Press.