Japonia goditet nga mbi 1 600 tërmete

08 korrik 2025 | 08:38

Në ishujt jugorë të Japonisë janë regjistruar më shumë se 1,600 tërmete që nga 21 qershori, duke detyruar dhjetëra banorë të evakuohen. Nga 89 banorët e ishullit Akuseki, 44 janë larguar drejt Kagoshimës, ndërsa 15 të tjerë janë strehuar në ishuj fqinj.

Ekspertët mendojnë se aktiviteti mund të lidhet me një vullkan nënujor dhe lëvizjet e magmës, por theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar kur do të pushojnë lëkundjet.

Japonezët janë të mësuar me aktivitet sizmik, pasi vendi ndodhet në takimin e katër pllakave tektonike, në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, duke regjistruar rreth 1,500 tërmete në vit , afërsisht 18% e tërmeteve globale.

Autoritetet paralajmërojnë rrezikun e një megatëmeti të mundshëm në çarjen Nankai, i cili mund të shkaktojë deri në 300,000 viktima në rastin më të keq, ndaj Japonia po përditëson planet e përgatitjes për emergjenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e përballjes mes…