Japonia kërkon evakuimin e mbi 300 mijë personave nga shtëpitë e tyre

14 gusht 16:34

Japonia ka këshilluar më shumë se 300 mijë persona që të largohen nga shtëpitë e tyre të mërkurën, derisa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa, që është nisur në këtë zonë.

Kjo stuhi, që është raportuar se do të sjellë erëra me shpejtësi 109 kilometra në orë, pritet të arrijë në zonat japoneze në mëngjesin e së enjtes, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë.

Thirrjet për evakuim janë nisur për 310 000 banorë, dhe rreth 350 fluturime janë anuluar për të enjten.

“Më lejoni të bëj thirrje te njerëzit që të përgatiten mirë, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen për jetën e tyre, duke u evakuuar më herët”, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani ka ndërruar sot jetë. Ai…