Japonia po mahnit botën, trajneri tregon çelësin e suksesit

21 qershor 2026 | 11:58

Japonia po shndërrohet në një nga surprizat më të këndshme të Kupës së Botës.

Pas barazimit spektakolar 2-2 ndaj Holandës, përfaqësuesja aziatike e dha një tjetër sinjal të fortë, duke e mposhtur Tunizinë me rezultat bindës 4-0 dhe duke e marrë kreun e Grupit F.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Hajime Moriyasu ia atribuoi suksesin jo vetëm futbollistëve, por edhe punës së madhe që është bërë prapa skenës nga stafi teknik, përcjell “Gazeta Express”.

“U përgatitëm shumë mirë për atë që donim ta bënim në fushë dhe luajtëm në mënyrë agresive. Gjatë përgatitjeve, stafi teknik na shpjegoi qartë çdo detaj dhe falë kësaj lojtarët arritën ta shfaqin potencialin e tyre maksimal”, deklaroi Moriyasu.

Trajneri japonez nuk i harroi as tifozët, të cilët e krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin e Monterreyt.

“Shumë tifozë japonezë udhëtuan deri këtu. Ata e kënduan himnin me ne dhe na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Përkrahja e tyre ishte një shtysë e madhe për skuadrën”, u shpreh ai.

Me katër gola të shënuar dhe një paraqitje dominuese ndaj Tunizisë, Japonia po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në Botërorin e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

Ekipi i Moriyasut po dëshmon se nuk është thjesht një surprizë kalimtare, por një skuadër që mund t’u hapë shumë probleme edhe favoritëve të mëdhenj të turneut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar ka…