Jashanica besnike në çdo etapë ndaj PDK-së dhe Sokol Bashotës

27 shtator 2025 | 19:33

Në bastionin e pathyeshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, në Bashkësinë Lokale të Jashanicës, që përfshin edhe fshatrat Jelloc, Dush i Vogël, Resnik dhe Pograxhë, sonte u mbajt një tubim elektoral. Këto fshatra, të njohura gjithmonë për rezistencën, kontributin në luftën për liri dhe përkrahjen e pakursyer për PDK-në, dëshmuan edhe një herë besimin e tyre të palëkundur.

Në këtë tubim morën pjesë kryetari Sokol Bashota, deputeti Enver Hoxhaj, profesori Fadil Millaku, bartësi i listës Esat Raci, si dhe disa kandidatë për Kuvendin e Komunës.
Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, kryetari Bashota tha:
“Jashanica ka dhënë shumë për atdheun, ka dhënë bij e bija që u bënë heronj e dëshmorë. Ka dhënë gjithmonë edhe për PDK-në, duke qëndruar besnike në çdo etapë të rrugës sonë politike e kombëtare.”
Ai gjithashtu shpalosi programin e tij qeverisës, duke theksuar projektet e rëndësishme dhe vitale që do të realizohen në këto fshatra, projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm në Bashkësinë Lokale të Jashanicës.
Banorët e Jashanicës, Jellocit, Resnikut, Dushit dhe Pograxhës u zotuan që vullnetin e tyre politik ta shprehin përmes mbështetjes së fuqishme për kandidaturën e Sokol Bashotës për kryetar të Komunës së Klinës dhe për kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë…