Jasharaj, i shqetësuar që tekstet shkollore mund të mos shpërndahen me kohë

16 gusht 2023 | 13:42

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre.

Ai është shprehur i lumtur që këtë vit mësimi do të fillojë me kohë dhe se nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar. Por, sipas tij, brengosëse mbete mosshpërndarja e teksteve shkollore me kohë.

Duke komentuar deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se në fund të javës do të dihet më shumë rreth këtij procesi, Jasharaj ka pohuar se kjo mund të shkaktojë probleme për shkollat.

Më tutje, Jasharaj ka bërë me dije se të gjithë mësimdhënësit do të paraqiten në shkolla që nga data 20 gusht dhe do të jetë të gatshëm që të pranojnë librat nga Ministria e Arsimit.

“Unë jam i bindur se shkollat me mundësit e veta janë përgatitur për vitin e ri shkollor, por kjo nuk varte prej tyre, nuk varte as prej drejtorive arsimore dhe element kyç dhe problematik, fal Zotit nuk kemi kërkesa për greva këtë vit si në të kaluarën. Sa i takon SBAShK-ut viti shkollor le të fillojë, ministrja e ka nxjerra një udhëzim administrativ në debat publik për kalendarin, po na vjen edhe neve kërkesat në bazë së është dashur që të fillohet nga e hëna, jo të premten pastaj më një herë të kemi shkëputje, sido qoftë është çështje e ministrisë”.

“Por elementi kyç që mund të krijoj problem të viti shkollor është mos shpërndarja me kohë e teksteve shkollore sepse ministrja Nagavci ka premtuar me goxha pompozitet se le t’i kemi tekste shkollore gjatë, bile në fillim të muajit gusht tekste nuk janë. Ajo edhe para medieve nuk dha ndonjë përgjigje. Ajo që jemi shumë kundër është deklarata saj dhe vendimi që iu ka dërguar komunave se paska bërë një ndarja, tekste shkollore te rejat të botuar sivjet nëse shkojnë me kohë për klasat 1-5, ndërsa me tekste e vjetra duhet të shërbehen nxënësit tanë 6-9, kjo është shumë e keqe”, ka thënë ai për “EO”

Drejtuesi i SBAShK-ut ka pasur kritika për mungesën e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke thënë se qeveria Kurti në vend se t’i furnizojnë shkollat me laptop, nuk po mund të sigurojë as ujë të pijes dhe shkumësa.

“Në vend që të kemi internet, laptop e projektor fëmijët tanë do t’i përshëndesin me tekste të vjetra që do të jetë një zhgënjim për ta, aq më shumë kur dihet se ata janë fëmije dhe fëmijët që kanë qenë para tyre në ato klasë me siguri do t’i kenë dëmtuar ato tekste. Nëse shtet nuk ka para për laptop edhe për projektor për të gjitha shkollat së paku nuk është dashur ta ndal atë vendim që ka qenë më parë që të kemi tekste shkollore të reja sepse është i vetmi mjet i punës në shkollat tona, libri, shkumësi dhe shpuza”.

“Ne po presim që deri me 20 të këtij muaji kolegët e mi të kthen në shkolla për të pranuar detyrat për vitin shkollor dhe do të kemi informata shumë të sakta rreth ambienteve brenda. Uroj që të të mos kemi shkolla pa ujë të pijshëm, uroj që të kemi shkumësa e shpuza mjaftueshëm sepse ky është mjeti i vetëm që qeveria Kurti po na jep në luftën për dije dhe uroj që t’i kemi tekste tamam e të mos kemi raste kur nxënësit mbesin edhe pa tekste. Vendi kyç ku mësohet duhet që të jetë shkolla, për të qenë vend kyç dhe për të na ardhur fëmijët të lumtur, qeveria Kurti është dashur t’i kthej fjalët në vepër, është dashur që shkollat tona të fillojnë të punojnë me projektor e laptop e librat t’i lëmë rezerve e jo të ndodh edhe me e keqja dikush të ketë libra të ri e dikush të kryer e të përdoruar vitin e kaluar”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me…