Jasharaj: Nagavci që tri vjet me gabimin e njëjtë lidhur me tekstet shkollore

01 shtator 2025 | 12:23

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për tekstet shkollore dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“T’ju them të vërtetën, kjo mënyrë e keqe e shpërndarjes së mjeteve është shqetësuese. Për fat të keq, MAShT ka vazhduar të bëjë të njëjtin gabim, dhe kjo është hera e tretë që ndodh. Ne kemi frikë se kjo situatë do të përsëritet sërish dhe do të shkaktojë vonesa në procedura.”, ka thënë ai në një prononcim për “IndeksOnline”.

Sipas tij, procesi i subvencionimit është kompleks dhe kërkon më shumë kujdes institucional. Jasharaj konsideron se mungesa e barazisë në furnizimin me tekste cenon fillimin e drejtë të vitit shkollor.

Jasharaj ka shprehur edhe zhgënjimin me udhëheqjen aktuale të Ministrisë së Arsimit.

“Urojmë që të vijë një ministër që i kupton realisht këto gjëra, dhe jo më si zonja Nagavci. Tash hera e tretë që e bën gabimin e njëjtë me subvencionimin e teksteve shkollore”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt dhe femrat.…