Jasharaj: Në janar merret vendimi për grevë

20 dhjetor 2022 | 08:08

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për ta shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Paga në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave, do të bisedojë me anëtarësinë për veprime të mëtutjeshme.

Jasharaj nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës në arsim.

“Është marrë në mënyrë të përshpejtuar projektligji dhe nga deklaratat që janë dhënë nga opozita dhe z. Nagavci dhe sistemi i arsimit sa i përket koeficientit do të jetë në mënyrë meritore. Greva është pezulluar, por jo mbyllur dhe në janar do të merret vendimi për grevë. Qeveria duhet të ketë marrë mësim nga greva që ka zgjatur shumë dhe të punojë për ato që ka thënë vetë dhe mos të kemi nevojë për grevë”, tha Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBAShK-ut ka shprehur disa kritika edhe për ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin.

Jasharaj tha se ministrja duhet t’i tejkalojë hatërmbetjet dhe të bashkëpunojë me SBAShK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z. Nagavci dhe kemi pritur që të kemi një takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatërmbetje, ajo duhet të tregojë dhe të thirrë angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat, por i ka mbetur hatri për grevën”, u shpreh Jasharaj.

Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Qeveria vendosi për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti. Pas këtij vendimi greva në arsim u ndërpre me paralajmërimin se në janar mund të ketë sërish rikthim të grevës nëse nuk merren parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shqiptari flamur! Foto e madhe dhe historike! Dy…