Jashari: Arsimtarët kërkojnë rritje pagash mbi 10 për qind

08 janar 2018 | 11:22

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se kërkesat e punëtorëve të arsimit për rritje të pagave ndaj institucioneve të Kosovës janë reale.

“Me kohë jemi shprehur se rritja që është propozuar ka qenë nënçmuese. Nuk ka pasur rritje të pagave për disa vite. Në kuadër të BSPK-së jemi shprehur kundër rritjes prej 4.6”, ka thënë Jasharaj për “RTK”.

Sipas tij, do të dalin me një propozim lidhur me këtë çështje. “Kryeministri është shumë i ngurtë. Ne do të veprojmë edhe në organizimin sindikal. Për më pak se 10 për qind as që nuk diskutohet”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se në vendet e rajonit janë pagat më të ulëta, por ka beneficione të tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije…