Jashari falënderon Hargreavesin për mbështetjen që Britania i ka dhënë FSK-së në zhvillimin e saj

20 tetor 2025 | 16:28

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Fillimisht, gjeneral Jashari e falënderoi ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së.

Kurse gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të martën për takimin…