
Jashari, futbollisti më i shtrenjtë në Belgjikë
13 qershor 2025
| 11:07
Futbollisti i Club Brugge, Ardon Jashari, ka shkëlqyer këtë edicion në ligën belge të futbollit. Sipas raportimeve të mediave atje, Jashari është futbollisti më i shtrenjtë në Jupiler Pro League.
Analiza e faqes Transfermarkt, thotë se vlera marramendëse e 22-vjeçarit aktualisht është 32 milionë euro. Kjo faqe i ka analizuar gjithsejtë 436 futbollistë nga kjo ligë. Fillimisht vlera e mesfushorit kishte qenë 7 milionë euro, më pas u ngrit në 25 milionë, dhe në një tjetër përditësim të shpejtë arriti shifrën historike prej 32 milionë eurosh. Ky sukses, jep shenjë për të se mund të jetë një nga emrat më premtues të futbollit evropian.
Në adresë të tij veçse kanë filluar të vijnë ofertat nga ligat më prestigjioze.