
Jashari: I lumtur në Club Brugge, por jam ambicioz
28 maj 2025
| 15:43
Ardon Jashari luajti sezonin e parë me Club Brugge. Paraqitjet në Belgjikë ishin mjaft të mira, teksa u vlerësua edhe si futbollisti më i mirë i kampionatit. Mesfushori pëlqehet nga disa skuadra, ndër to PSG. Për të ardhmen ka folur vetë Jashari, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ndeshja e fundit nuk ishte lamtumirë. Jam shumë i lumtur në Brugge, por në të njëjtën kohë jam shumë ambicioz. Nuk dihet kurrë se kur do të prezantohet projekti i duhur në futboll”, ka shtuar Jashari.