Jashari inspekton punimet në disa rrugë të fshatrave të Skenderajt

02 qershor 2020 | 14:07

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku e gjeneralin Ilaz Derguti, Ahmet Zabeli, asamblistin Sami Aruqaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë inspektuar punimet në ndërtimin e rrugës Rezallë-Rezallë e Re, me rreth 3 km gjatësi.

Asfaltimi i kësaj rruge shkurton kohën e mbërritjes nga Skenderaj dhe fshatrat përreth për në Rezallë.

Po ashtu, kryetari Jashari e nënkryetari Lushtaku, bashkë me kryetarin e fshatit Aqarevë, Gentrit Rrahmani, kanë vizituar edhe fshatin Aqarevë, për të parë punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës Aqarevë-Siqevë

“Angazhimi jonë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës sonë nuk do të ndalet”, ka thënë Jashari, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nga fillimi i pandemisë…