Jashari kthehet kundër Parmas

23 tetor 2025 | 16:20

Pas gati dy muajve jashtë fushe shkaku i lëndimit, është caktuar data e rikthimit të mesfushorit Ardon Jashari.

Jashari u dëmtua në stërvitje para gati tetë javësh, dhe tani i ka mbetur edhe pak kohë për të qenë i gatshëm për lojë pasi është në fund të fazës së rikuperimit.

Bëhet e ditur se te Milani po presin që Jashari të kthehet më datën 8 nëntor dhe atë në ndeshjen kundër Parmas, e cila është para pushimit ndërkombëtar.

23-vjeçari iu bashkua Milanit nga Brugge për gati 40 milionë euro dhe kundër Parmas do të jetë rezervist, ndërsa pas ndeshjeve të kombëtareve, pritet ta dëshmoj veten si përforcim i rëndësishëm.

Ai deri më tani, ka vetëm dy paraqitje apo në total 40 minuta lojë për ekipin italian në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli është thirrur…