Jashari në formacionin e javës në Ukrainë 

12 gusht 2025 | 12:24

Mesfushori i Kosovës, Muharrem Jashari e ka nisur furishëm sezonin e ri në Ukrainë. Jashari është përfshirë në formacionin e xhiros së dytë të elitës së futbollit ukrainas pas paraqitjes fantastike në ndeshjen e fundit kampionale.

27-vjeçari ia siguroi fitoren Cherkasyt në shtëpi ndaj Epicentr Kamianest, duke shënuar golin e vetëm në trumfin me shifrat 1:0. Jashari ishte startues në këtë përballje, duke shënuar golin në minutën e 22-të dhe pastaj u zëvendësua në 10-të minutat e fundit të takimit.

Për Jasharin, ky ishte goli i parë në dy paraqitje në sezonin e ri, ndërsa u vlerësua me notën 8 për lojën e treguar në fitoren e parë të Cherkasyt në sezonin 2025/26. as dy xhirove të luajtura, Cherkasy ka tubuar 4 pikë pasi deri më tani ka një fitore e një barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se duhet…