Jashari para ndeshjes me Zvicrën: Jemi përgatitur maksimalisht për rezultat pozitiv

03 shtator 2025 | 15:17

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur optimist para përballjes me Zvicrën, duke theksuar se ekipi është përgatitur mirë dhe synon të marrë një rezultat pozitiv.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe presim të kemi një paraqitje të mirë. E kemi analizuar kundërshtarin në pikat e tij të forta dhe të dobëta, dhe besojmë se mund të shfrytëzojmë ato dobësi për të arritur objektivin tonë”, ka thënë Jashari.

Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e përkrahjes nga diaspora në Zvicër:

“Normalisht që atje na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj që me angazhim maksimal të nxjerrim një rezultat pozitiv, në mënyrë që tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, ka deklaruar Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë, gjatë kontrollit për keqpërdorim të dyshimtë të energjisë…