Jashari: Parku i Biznesit mundëson krijimin e vendeve të reja të punës

07 korrik 2018 | 14:20

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se miratimi i vendimit për Parkun e Biznesit në Marinë nga Qeveria e Kosovës, do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt.

Postimi i Jasharit:

Urime Parku i Biznesit në Komunën tonë!

Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Vendimi për Parkun e Biznesit në Marinë, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!

Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skënderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime.

Parku i Biznesit në Marinë të Skenderajt është me interes strategjik për investitorët, ku do të mundëson krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjët e Skenderajt.

Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.

Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë.

Falënderojmë përzemërsisht Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e vendimit për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt.

I juaji Bekim Jashari Kryetar i Komunës së Skenderajt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje po mban një aksion simbolik në Gjilan, para…