Jashari për Xhakën: Na lidhin rrënjët shqiptare dhe dëshira për fitore

15 gusht 2025 | 12:12

Transferimi i ri i Milanit, Ardon Jashari, ka folur në një konferencë për media në lidhje me transferimin e tij tek “Rossonerët”. Në mesin e shumë temave të diskutuara, Jashari është pyetur nga gazetarët edhe për raportin që ka me Granit Xhakën. Jashari u shpreh se me Xhakën e lidh diçka më shumë se vetëm futbolli në Kombëtaren e Zvicrës, pra rrënjët shqiptare.

“Mendoj se Granit Xhaka ka pas vetes një karrierë të madhe, por vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm. Kam mësuar shumë prej tij, por ajo që na lidh neve të dy është prejardhja jonë shqiptare dhe rrënjët tona. Besoj se jemi rritur me atë lloj ‘grinte’ dhe fuqie brenda nesh, me atë zjarr që na shtyn të duam të fitojmë gjithçka që është e mundur, qoftë në një ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, ka thënë Jashari.

“E kemi në zemër, në trupin tonë. Kur zbresim në fushë, duam ta fitojmë atë ndeshje. Dhe këtë ndjenjë dua t’ia transmetoj skuadrës nga ana ime, që ekipi ta ndjejë atë zjarr në fushë. Sa më shumë ta kemi atë energji, aq më shumë ndeshje do të fitojmë. Sepse ndonjëherë nuk është vetëm çështje futbolli, por emocionesh. Shpeshherë skuadra që e dëshiron më shumë fitoren, e arrin atë”, ka deklaruar Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen…