Jashari: Skenderaj do t’i këtë tri çerdhe

02 qershor 2020 | 16:22

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 në Skenderaj. “Lajm i mirë për fëmijët e qytetit tonë!. Sapo nënshkrova marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 të qytetit tonë.

Ndërtimi i kësaj çerdhe do të financohet nga Komuna dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal kurse procedurat për ndërtimin e saj do të fillojnë nga java e ardhshme. Falënderoj zv/Ministrin e MZHR-së, Bashkim Nurboja dhe sekretarin e kësaj ministrie, Fatos Qerimi, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë. Me ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj në lagjen 1 me financimin e Komisionit Evropian duke përfshirë edhe çerdhen ekzistuese “Nëna Zahide”, qyteti jonë do t’i këtë tri çerdhe dhe kështu fëmijët e qytetit tonë do të kenë vendin e duhur për edukimin dhe socializimin e tyre të mirëfilltë. Vazhdojmë për ardhmërinë tonë!”, ka shkruar Jashari në profilin e vet në “Facebook”. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arbërisë që ka siguruar inkuadrimin në IPKO Superligën…