Jashari starton edhe kundër Cremoneses
Pasi ishte startues në dy ndeshjet e fundit kampionale te Milani, Ardon Jashari do të startojë edhe kundër Cremoneses.
Mediumet në Itali kanë raportuar se Jashari ka bindur plotësisht trajnerin Massimiliano Allegri se meriton një vend titullari te Milani në dulet me Comon e Parman, ku luajti 90-të, përkatësisht 74-të minuta.
Kështu që, mesfushori shqiptar do të jetë titullar përkrah Luka Modriqin edhe në ndeshjen e tretë rresht në Serie A, atë kundër Cremoneses.
Thuhet se trajnerit Allegri po i pëlqen shumë mënyra se si Jashari e Modriq po lëvizin dhe kombinohen në fushë, andaj e sheh 23-vjeçarin si të ardhmen e Milanit.
Ndeshja Cremonese – Milan, luhet të dielën nga ora 12:30 dhe i takon xhiros së 27-t të kampionatit italian.
Jashari ka 11 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat për Milanin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2030.



