Jashari stërvitet për herë të parë me Milanin

07 gusht 2025 | 16:29

Milani ka prezantuar zyrtarisht blerjen më të re të merkatos së verës. Ardon Jashari, mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, është bashkuar me skuadrën në Milanello dhe ka zhvilluar ditën e sotme testet e para fizike si futbollist i “Djallit”.

Klubi kuqezi ka publikuar në profilin zyrtar në platformën X (ish-Twitter) fotot e para të Jasharit me fanellën e Milanit, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të aventurës së tij në Serie A.Jashari, i transferuar nga Club Brugge për një shifër prej 34 milionë eurosh plus bonuse, është pritur me entuziazëm nga drejtuesit dhe tifozët, që shpresojnë ta shohin shpejt si një element kyç në mesfushën kuqezi.

Pasi përfundoi me sukses kontrollet mjekësore dhe testet atletike në qendrën sportive të Milanit, 22-vjeçari zhvillon pasditen e sotme stërvitjen e parë në grup nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Debutimi i tij në ndeshje zyrtare pritet me kuriozitet, ndërsa pritshmëritë janë të larta për një lojtar që ka spikatur si një prej talentëve më premtues në futbollin zviceran.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.…