Jashari, zyrtarëve të OSBE-së: Jam i kënaqur me raportet e mira ndërmjet komuniteteve

01 mars 2019 | 14:01

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës rajonale të OSBE-së, Ilija Bondaleski, dhe zyrtarin e lartë për çështje të komuniteteve, Jordan Colon, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy inistitucionave.

Jashari ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën e OSBE-së në Mitrovicë do të zhvillojnë disa programe dhe aktivitete me qëllim të avancimit të dialogut ndërmjet komuniteteve.

“Jam i kënaqur sidomos për raportet e mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, që jetojnë në harmoni të plotë në fshatrat Bajë dhe Syriganë, ku para disa ditësh kam vizituar këto fshatra, dhe i kam njoftuar banorët atje për projektet që do të realizohen gjatë këtij viti në këto lokalitete. U ndava i kënaqur gjithashtu edhe me vlerësimin e OSBE-së, që Skenderaj është ndër komunat e para në nivel të Kosovës me ofrimin e shërbimeve efikase ndaj qytetarëve”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur…