Java e 21-të në basketboll: Trepça në krye të tabelës
22 shkurt 2026
| 12:03
Të premten dhe të shtunën, u zhvilluan ndeshjet e javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kryendeshja e xhiros ishte “El Clasico” e basketbollit kosovar që u luajt në kryeqytet mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku triumfuan mitrovicasit me dy pikë dallim 84:86.
Përballje e fortë ishte edhe ajo mes Rahovecit 029 dhe Golden Eagle Yllit, e cila përfundoi me fitoren e vendasve 75:69, njofton Klankosova.tv.
Në xhiron e 21-të, pati edhe lojë tjera interesante, Bora e mposhti Bashkimin 86:71 dhe Go+ Peja humbi ndaj Vëllaznimit me rezultat 74:85.
Trepça vazhdon të jetë e para në renditjen tabelare, e pasur nga Bashkimi dhe Bora.



