Java e 22-të e Superligës, sot dy ndeshje në program

01 mars 2026 | 11:07

Java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy superndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet ku Prishtina do të përballet me kampionen në fuqi, Dritën.

Derbi kryesor i kësaj xhiroje do të luhet me fillim nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv.

Më pak e rëndësishme, nuk do të jetë as përballja mes Ballkanit dhe Drenicës.

Loja do të luhet në Suharekë, në stadiumin e këtij qyteti me fillim nga ora 13:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me ritëm të frikshëm.…