Java e 28-të, FFK-ja publikon orarin e ndeshjeve
10 prill 2026
| 11:20
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 28-të të Superligës.
Nesër (e shtunë) në orën 15:00 zhvillohet ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Malishevës.
Ndërkohë pasnesër (e diel) luhen katër ndeshjet e tjera: Ballkani – Gjilani, Drita – Ferizaj, Llapi – Drenica dhe Prishtina – Dukagjini. Të gjitha këto ndeshje fillojnë në orën 15:00.



