Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm: Vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu

01 shkurt 2026 | 17:42

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Ditët në vazhdim do të jetë moti i vranët, me intervale me diell dhe me reshje shiu.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Njoftimi i plotë:

E hënë

Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore.
Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C
Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.
Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 4- 7°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti kryessiht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 7-11°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 4 deri 6°C
Temperaturat maksimale: 7deri 12°C
Era: nga verilindja 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 5°C
Tmperaturat maksimale: 8 deri 11°C
Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata është e vështirë në zonat malore të Korçës, pas…