Java e parë rezervon përballje derbi në Superiore

18 korrik 2025 | 14:01

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar këtë të premte edhe shortin për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë. Që në javën e parë do të kemi përballje interesante teksa Vllaznia do të sfidojë Egnatian, me të dyja skuadrat që ishin edhe finalistet e vitit të shkuar për titullin kampion.

Partizani do të presë në kryeqytet debutuesit e Vorës, ndërsa Tirana udhëton drejt Ballshit për të sfiduar Bylisin. Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Dinamos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama, gjeneral në pension Po dëgjoi nëpër televizione…