Java e Superkupës në basketboll

19 tetor 2020 | 17:02

Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion dhe do të luftojnë për trofeun e Superkupës.

Po të dielën në Pejë është finalja Bashkimi-Kosovahome Prishtina, dy skuadrat më të mira në konkurrencën e femrave. Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci-Trepça dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale. Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi.

Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale. Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë. Peja është qyteti mikpritës i finaleve. Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi-Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, kurse nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve. Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët e tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara ta respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që u është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Orari

17:00 Rahoveci – Trepça
19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
19:30 Peja – Bashkimi
Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B
Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D
Finalja femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina
Finalja meshkujt ora 17:00

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 po “lulëzon” në të gjithë Kanadanë, por vetëm Nunavut…