Java e tretë në Superligë, pesë ndeshje zhvillohen të dielën, një të hënën

28 gusht 2025 | 16:50

Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës, nis të dielën dhe mbyllet të hënën, përpara se të shkojë në pushim prej gati dy javës për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Edhe kjo xhiro, pritet të jetë tejet interesante, me shumë ndeshje derbi që do të tërheqin numër të madh shikuesish nëpër tribuna.

Prej pesë ndeshjeve të kësaj xhiroje, katër luhen të dielën dhe një tjetër të hënën, të gjitha startojnë prej orës 16:30. Ferizaj – Ballkani është një prej ndeshjeve më interesante e së dielës, pasi ekipi vendas ka treguar formë të mirë qysh në start të sezonit.

Ferizaj ka dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në njërën anë, ndërsa Ballkani në tjetrën kërkon fitoren e parë të këtij sezoni pas dy barazimeve. Të dielën, luhet edhe dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës, me këtë të fundit që sikurse Ferizaj ka pikët e plota pas dy xhirove.

Për dallim prej Prishtinës, skuadra e Gjilanit ka tubuar vetëm një pikë dhe synon fitoren në këtë përballje.

Ndërkohë, dy duelet tjera të ditës së diel, janë Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Prishtina e Re, ku skuadrat vendase janë në kërkim të fitores së parë këtë sezon pasi kanë vetëm nga një pikë.

Kjo xhiro, do të mbyllet me derbin ndërmjet Llapit dhe Dritës, që luhet të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Drita ka një ndeshje më pak se Llapi, ndërsa të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores së parë sezonale, duke pasur parasysh se kampionia në fuqi nuk ka pikë derisa llapjanët kanë marrë vetëm një pikë deri më tani.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e…