Javë vendimtare për Kosovën

05 maj 2025 | 11:11

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në “Euro 2026”.

Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, “dardanët” luajnë ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.

Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Pas katër ndeshjeve, Kosova i ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian. Për Kosovën, kualifikimi do të ishte sukses historik.

Për të shpresuar në kualifikim, “dardanëve” i duhet fitorja të enjten me Ishujt Faroe. Me fitore gjasat për kualifikim janë të mëdha. I gjithë fokusi është te kjo ndeshje, ndërsa përkrahja e shikuesve është e domosdoshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive…