Javën tjetër dorëhiqet Kovaçevski, hapet rruga për Qeverinë teknike të drejtuar nga Talat Xhaferi

16 janar 2024 | 17:55

Javën që vjen Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit dhe me këtë t’i hap rrugën formimit të Qeverisë teknike.

Megjithëse edhe 12 ditë na ndajnë nga formimi i Qeverisë e cila duhet ta përgatisë vendin për zgjedhjet parlamentare, VMRO DPMNE-ja akoma nuk ka caktuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave për këtë format të organit ekzekutiv. Kovaçevski tha se ka komunikim me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, por nuk foli për emrat që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Paraditen e sotme ka pasur një takim mes kreut të Kuvendit, koordinatorit të LSDM-së dhe Kovaçevskit në të cilin është caktuar dinamika e zgjedhjes së Qeverisë teknike dhe procedurat që duhet ndjekur deri në fund të javës që vjen. Qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim në presidencën e Republikës së Shqipërisë Bajram…