Jay Z është mbreti i pasanikëve të repit

18 shtator 2018 | 10:50

Jay-Z udhëheq renditjen e këngëtarëve rep që kanë fituar më shumë në vitin 2018. Lajmi është bërë me dije nga revista ‘Forbes”, e cila ka publikuar renditjen e saj vjetore.

Me 76.5 milionë dollarë, këngëtari amerikan i shikon të gjithë nga lartësia falë të ardhurave të arritura nga puna e tij e fundit, “4:44” dhe nga turi botëror së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Beyonce.

Në vend të dytë, renditet Puff Daddy, me 64 milionë dollarë të ardhura, të arritura falë investimeve në industrinë e pijeve alkoolike. I fundit renditet Kendrick Lamar, me 58 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranti i ri “Zela” i Cristiano Ronaldos do të inaugurohet…