Jean Todt: Me Schumaherin kam shikuar së fundi garat e Formulës 1

31 korrik 2019 | 11:33

Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjashtë vjet më parë, e cila gjë kishte bërë të binte në gjendje kome. Për shëndetin e garuesit të Formulës 1 ka pasur informata kundërthënëse gjer në ditën e sotme, ku ka folur ish-presidenti i Ferrarit, Jean Todt.

Ky i fundit ka folur për mediat duke thënë se me pilotin gjerman ka shikuar disa gara të veturave të shpejta në shtëpinë e tij në shtetin zviceran.

“Unë gjithmonë jam i kujdesshëm me deklarata të tilla, por është e vërtetë. Kam parë në garë së bashku me Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër”, ka thënë fillimisht francezi.

“Michael është në duart e sigurta dhe shumë mirë po kujdesen në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë”, ka shtuar ai. Kampioni i shtatëfishtë botëror i Formulës 1, i cili këtë vit ka mbushur 50 vjet, gjatë skijimit ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën për një shkëmbi gjatë pushimeve në Alpet Franceze. Ndryshe, Todt është drejtuesi i Federatës së FIA-s dhe bën vizita të rregullta te Schumacheri në Zvicër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian”…