Jehona Lumi me zërin magjik këndon “Për herë të parë dashninë fillova” (Video)

19 prill 2020 | 20:30

Në këto ditë izolimi, këngëtarja jonë Jehona Lumi, kohë pas kohe ka sjellë video të ndryshme muzikore .

Së fundmi ajo ka sjellë ne versionin Cover, këngën e bukur shqipe ‘Për herë të parë dashninë fillova’, me të cilen mori vëmendje të madhe dhe shpërndarje masive të këtij versioni nga fansat  e saj.

Ajo thotë se kjo këngë është shumë e dashur për të dhe bashkëshortin e saj Rinor Ukimerin me te cilin edhe e ka realizuar këngën e poashtu tregon se e gjitha është realizuar në kushte shtëpie në këtë kohë të karantinës.

Mësohet se këngëtarja brenda 10 ditëve do të sjellë një këngë të rë autoriale me videoklip.

Ndryshe, Jehona  para pak kohe mbajti koncertin e saj recital ‘Jehonë’, ku risjelli 10 këngë të bukura shqipe në stilin e saj mjaft atraktiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rozana Radi, në një lidhje me “Jo vetëm modë” rrëfeu…