Jehona Lumi sjell këngën shqipe ‘Erdh Pranvera’ (video)

03 korrik 2020 | 22:39

Këngetarja Jehona Lumi, ashtu siç ka paralajmeruar, sapo ka publikuar përpunimin e këngës shqipe ‘Erdh Pranvera’.

Sipas postimit të saj, kuptojmë kjo këngë është një nga më të pëlqyerat për të, andaj ajo ka vendosur që ta rikthej për publikun në një version tejet të ëmbël.

Këtë këngë, Jehona e sjellë në bashkëpunim me dy maestrot e rrallë shqiptar, Albert Ibrahimin në fis-harmonike dhe Sinan Kajtazin në klarinet, ndërsa për realizimin e projektit janë përkujdesur: Produksioni RRecords per aranzhmananin, për videon Red media dhe video editor Arlind Repishti.

Artistja muaj më parë ka realizuar koncertin e saj recital ‘Jehonë’, ku shfaqi plotë 10 këngë të vjetra shqipe në versione mjaft interesante, ndersa muajin e kaluar ka publikuar këngën e saj autoriale  ‘Lotët’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”. Këto ishin fjalët…