Jehona Lushaku: Një njohje është një pikë në det, ne jemi në sanksione

29 tetor 2025 | 22:19

Sonte në Pressing në T7 është diskutuar edhe vendimi i Sirisë për ta njohur Republikën e Kosovës.

Duke folur për njohjen, deputetja Jehona Lushaku nga radhët e LDK-së, kujtoi se vendi ndodhet nën sanksione dhe vlerësoi se për pesë vite qeverisje janë arritur pak njohje.

“Çdo njohje është e mirëseardhur dhe duhet me ja jap meritat”, tha deputetja Jeohna Lushaku në Pressing.

Ajo shtoi se tri njohje në pesë vite qeverisje “janë pak”, duke shtuar se jemi nën sanksione dhe “një njohje është një pikë në deti, kur të bie në mend që je i izoluar nga miqtë tanë”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka shkruar…