
Jemen, arrin në 12 numri i viktimave në sulmin me bombë në hyrje të aeroportit në Aden
Është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin me bombë në hyrjen e aeroportit në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden.
Ministri i Informacionit të Jemenit, Moammar al-Eryani në një deklaratë me shkrim ka dënuar fuqimisht sulmin me një autobombë në hyrje të aeroportit në Aden, shkruan “Anadolu”.
“Numri i personave që kanë humbur jetën në sulm është rritur në 12”, ka thënë Eryani, i cili ka shtuar se sulmi ka për qëllim të dëmtojë përpjekjet e qeverisë së Jemenit për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe se kjo i shërben vetëm Huthive.
Komiteti i Sigurisë në Aden ka njoftuar se trafiku i fluturimeve ndërkombëtare në aeroport vazhdon.
Në sulmin në hyrje të aeroportit në Aden dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë përsipër askush.