Jemi fitues!
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, pas numërimit të 95 për qind të votave të numëruara ka thënë se AAK-ja ka dalë fituese e zgjedhjeve në këtë komunë.
“Qytetarë të dashur të Rahovecit, fitorja është e jona! Nesër nisim punët e projektet e mëdha, por sonte është festë për të gjithë qytetarët anekënd Rahovecit. Siç kam qenë përherë, edhe në këtë mandat do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, me drejtësi, barazi, transparencë e llogaridhënie. Le të mblidhemi nga ora 08:30 në Rahovec, nga ora 09:00 në Krushë të Madhe, nga ora 09:30 në Xërxë, nga ora 10:00 në Fortesë e nga ora 10:30 në Ratkoc! Urime të gjithëve e faleminderit për kulturën e qytetarinë përgjatë këtij procesi demokratik zgjedhor!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Latifi.



