Jemi gati të lirojmë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt në Mariupol

20 prill 2022 | 18:30

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensku ka folur këtë pasdite pas vizitës së Shefit të Këshillit Evropian, Chalres Michel.

Zelensku konfirmoi se është i përgatitur të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase nga Mariupol.

Mësohet se rreth 100 mijë njerëz mbetën në qytetin jugor të rrethuar.

Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa asnjë qasje për kujdes shëndetësore.

Zelensky përmendi rrethimin e zonës së çelikut Azovstal duke shtuar se 1000 civilë mbeten në vend, së bashku me forcat e mbetura të mbrojtjes ukrainase të qytetit.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një intervistë për Kojshia…