“Jemi në një pozitë më të mirë”, Amorim vlerëson progresin e Manchester Unitedit
Ruben Amorim ka reflektuar mbi vitin 2025 te Manchester United, duke theksuar se kjo periudhë ka shërbyer si një fazë mësimi dhe transformimi të thellë për klubin.
Trajneri portugez pranoi se gjatë këtij viti janë bërë shumë ndryshime të rëndësishme, jo vetëm në ekipin e parë, por në të gjithë strukturën e klubit.
“Kam mësuar shumë, kemi bërë shumë ndryshime në klub… jo vetëm në skuadër, por në vetë klubin,” u shpreh Amorim, duke nënvizuar se procesi i rindërtimit ka qenë i gjithanshëm dhe i domosdoshëm.
Sipas tij, Manchester United sot është në një gjendje më të shëndetshme se më parë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ.
Amorim beson se klubi ka hedhur bazat e duhura për të ardhmen dhe se tani ndodhet në një pozicion më të mirë për të ndërtuar sukses afatgjatë.
“Mendoj se jemi një klub më i shëndetshëm, një klub më i mirë dhe po përgatisim të ardhmen. Jemi në një pozicion më të favorshëm,” përfundoi trajneri, duke lënë të kuptohet se puna e bërë në 2025 mund të jetë themeli i rikthimit të Manchester United në nivelet më të larta të futbollit europian.



