Jemi në një situatë të degradimit institucional, s’ka ndodhur asnjëherë

19 qershor 2025 | 08:10

Arsim Bajrami, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka thënë se Kosova gjendet në momentin më serioz të degradimit institucional.

Sipas tij, moskonstituimi i institucioneve po u jep mesazh të keq ndërkombëtarëve për kapacitetin qeverisës. Bajrami shtoi se vonesat në themelimin e institucioneve, të motivuara ndoshta edhe nga interesa politike, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha shtetësisë së Kosovës.

“Fatkeqësisht ne në historinë më të re të politikës nuk kemi pasur asnjë moment më serioz të degradimit institucional. Kjo tanimë ka tejkaluar edhe nivelet e krizave politike. Jemi dëshmitarë të një degradimi institucional i cili seriozisht po zbeh aftësitë tonë qeverisëse, apo po jep mesazhe shumë të këqija karshi bashkësisë ndërkombëtare, sidomos partnerëve tanë për kapacitetin tonë qeverisës. Ndoshta edhe për interesa politike po degradojmë pak a shumë edhe shtetin, sepse pamundësia e themelimit të institucioneve është një element jashtëzakonisht i dëmshëm për shtetësinë tonë”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka lëshuar një seri të re raketash drejt territorit…