
Jemi shqiptarë
02 shkurt 2022
| 11:56
Shkruan: Agron Krasniqi
Pse të bëhet zhurmë
Pse të debatohet
Për rite fetare
Kudo që të shkohet
Njëri shkon në kishë
Tjetri shkon në xhami
Veç mos të harrojmë
Këtu i thonë shqiptari
Ne jemi të një gjaku
Katoliku e myslimani
Mos t’harrojmë ç’pati thënë
Vaso Pashë Shkodrani
Si vëllezër shqiptarë
Një gjë duhet ta dini
Të njëjtin gjak pati Fishta
Dhe,Hoxhë Hasan Tahsini
Kushdo që na pyet
Se ç’farë feje kemi
Shkurt e shqip me thënë
Vetëm shqiptarë jemi
Janar 2022