Jennfier Lopez bën të njëjtën gafë si Georgina Rodriguez

01 shtator 2021 | 14:02

Një vit më parë, Georgina Rodriguez, ishte pjesë e “Festivalit të Filmit në Venecia”. Si në çdo dalje të saj në publik, ajo arrin që të marrë gjithë  vëmendjen. E ashtu ndodhi edhe në vitin 2020!

Në atë kohë, partnerja e Cristiano Ronaldos ktheu gjithë sytë nga vetja me veshjen që e nxirrte në super formë dhe mjaft bukur. Por veshja e saj bëri bujë të madhe, pasi Georgina kishte harruar që të hiqte etiketën në xhaketën e bardhë.

E një gafë të tillë e ka bërë edhe aktorja e këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez. Kjo e fundit ishte po në të njëjtin vend, në Venecia, ku u shfaq me etiketë në veshje.

52-vjeçarja i mahniti të gjithë me veshjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, por nuk kaloi pa u vënë re nga publiku një detaj- etiketa e paprerë.

J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke me të cilën do të lëvizte drejt ngjarjes së madhe. Ajo rrethohej nga ekipi i saj i sigurisë dhe nga ai që kujdeset për pamjen, por askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes.

Rrjetit nuk i shpëtoi ky detaj dhe menjëherë nisën krahasimin mes partneres së Cristiano Ronaldo-s dhe Jennifer Lopez-it. Madje edhe vetë Georgina ka vendosur që një foto të të dyjave ta postojë në “Instastory”.

Me shaka, bukuroshja e ka cilësuar si një “tendencë” harrimin e etiketës në veshje.

Jennfier Lopez bën të njëjtën gafë si GeorginaJennfier Lopez bën të njëjtën gafë si GeorginaJennfier Lopez bën të njëjtën gafë si GeorginaJennfier Lopez bën të njëjtën gafë si Georgina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bomba” e ditës së fundit të afatit kalimtar ishte pa…